Qeveria miraton Projektligjin për Zyrtarët Publikë, Tahiri: Ky është sulm brutal i Qeverisë kundër administratës - NACIONALE

Qeveria miraton Projektligjin për Zyrtarët Publikë, Tahiri: Ky është sulm brutal i Qeverisë kundër administratës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se sot Qeverie e Kosovës në një mbledhje elektronike ka miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publikë.

Ai ka bërë me dije se ky projektligj është miratuar pa konsultim publik dhe pa marrë parasysh rekomandimet e BE-së e tw shoqërisë civile.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkrua se ky është një sulm brutal i Qeverisë kundër administratës së shtetit!

“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur disa nga problemet e projektligjit në fjalë.

“1. Mungesa e konsultimit me palët e afektuara, që janë zyrtarët publikë. Kjo e bënë projektligjin pa legjitimitetin e nevojshëm; 2. ⁠Projektligji shkon kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paraparë që nëpunësit që janë emëruar në pozitat e nivelit të ulet dhe të mesëm drejtues, të privohen nga e drejta ligjore e fituar me ligjin që ka qenë në fuqi kur janë emëruar. Projektligji i ri, duke i dhënë vetes efekt retroaktiv, e cenon të drejtën ligjore të fituar të kësaj kategorie. Krejt kjo në kundërshtim flagrant me parimet e SIGMA-së dhe BE-së, si një detyrim që Kosova ka marrë me MSA-në, që RAP ta bëjë në koordinim me BE-në, të cilën gjë nuk po e bënë; 3. ⁠Ky projektligj shkel të drejtat e njeriut, pasi që bazohet në supozimin e paargumentuar se nëpunësit civilë nuk vlejnë dhe se ata duhet të largohen masivisht nga puna, për të sjellë në ato pozita persona të dëgjueshëm për politikën në pushtet. Thjesht, është një hap në kapjen e administratës shtetërore, krahas edhe hapave që kjo qeveri ka ndërmarrë në kapjen e shtetit”, ka shkruar ai, duke përmendur edhe pikat tjera.

Lajme të ngjashme