Qeveria miraton Projekligjin me të cilin synohet vazhdimi i afateve për legalizimin e objekteve pa leje
Qeveria e Kosovës ka mirtuar Projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, më anë të së cilit synohet vazhdimi i afateve për legalizimin e objekteve pa leje.
Projktligji u prezantua nga ministri i Mjedisi, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Ka hartuar projekligjin për ndryshimin dhe plotëimin e ligjit Nr 06L – 024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Përmes këtij Projekligji synohet vazhdimi i afatave për legalizim dhe ofrimit të kohës shtesë për krijimin e programeve qeveritare për trajtimin e objekteve të përshira në listë e pritjes për legalizim”, ka thënë Aliu në mbledhjen e 100 të Qeverisë Kurti.
