Historia e Kosovës dhe Ibrahim Rugova sipas mikut të tij, Avni Spahiu - NACIONALE

Historia e Kosovës dhe Ibrahim Rugova sipas mikut të tij, Avni Spahiu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë nga fillimvitet e 80-ta deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, nuk do të mund t’i tregonte askush më mirë se një gazetar e diplomat si Avni Spahiu.

Ish-ambasadori i Kosovës në Uashignton dhe në Turqi, Avni Spahiu, ka rrëfyer në Intervistën e Buzhalës, për kohën e para luftës së fundit, kur ishte afër ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në intervistën që është bashkëpunim ndërmjet gazetës Nacionale dhe RTV 21, ambasadori Spahiu, ka folur për nacionalizmin e Rugovës dhe raportet e tij me ndërkombëtaret.

Ishte nacionalist në aspektin qytetërues. Ka qenë patriot, e donte shumë kombin shqiptar, i dinte arsyet pse ne kemi mbetur si të hedhur nga kontinenti, përkundër asaj që kanë bërë shqiptarët në periudha të ndryshme historie”, tha Spahiu.

Ambasadori rrëfen se si Rugova kishte arritur që të bindte Francën që ta tradhtonte Serbinë dhe të kthehej nga Kosova.

Nuk ka ndodhur që t’i mbyllen dyertë. Gjithmonë refreni i Rugoëvs ishte ‘ne kërkojmë pavarësi’”, rrëfen Spahiu.

Spahiu ndër të tjera ka dhënë edhe këshilla për Qeverinë Kurti.

Unë mendoj se duhet të ketë më shumë tolerancë edhe duhet të përkujdesimi më shumë për ceshtjet jetike të qytetarëve. Duhet të ketë mirëkuptim më shumë për hallet e qytetarëve. Kemi rastin e fundit me arsimtarët. Një qeveri e mirë ulet dhe dialogon derisa të një marrëveshje. Veç sistemet autoritare refuzojnë të dëgjojnë hallet e të tjerëve.", shtoi z.Spahiu.

Lajme të ngjashme