Qesharake: Kurti prezantohet me binjakët e vegjël në Istog, pretendon se nataliteti në vend është rritur falë shtesave për femijë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka vizituar një familje në Istog, e cila është kthyer nga Zvicra për të investuar në vend.
Derisa ka vizituar serrën e kësaj familje, ai është prezantuar me dy binjaket e vegjël të kësaj familje.
Pas shkrepjes së disa fotove me binjaket, shefi i ekzekutivit si në shaka ka pretenduar se janë rritur lindeshmerit në vend pasi qeveria ka nisur dhënien e shtesave për fëmijët.
“Po me doket që kur e ka marrë vesh që shtesat për fëmijë kur janë tre fëmijë janë më të larta”, thotë Kurti, derisa të pranishmit fillojnë të qeshin.