Qalaj kundër peticionit për largim të kryetarëve shqiptarë në veri: “Do të duhej dorëheqje në koordinim me Qeverinë e Kosovë”
Partia Demokratike e Kosovësh është “kundër shkarkimit të kryetarëve në veri përmes peticionit”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, referuar zhvillimeve të fundit ku veçse janë dorëzuar peticionet me 20% të elektoratit të regjistruar për largimin e katër kryetarëve legalë shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe.
Qalaj tha se largimi i kryetarëve ka qenë dashur të bëhet mbi bazën e dorëheqjes së tyre në koordinim me Qeverinë e Kosovës.
“Fillimisht dua ta jep një koment në lidhje me çështjen e mbledhjes së nënshkrimeve, ju e dini që Partia Demokratike dhe kryetarët që janë atje të Partisë Demokratike janë kundër këtij peticioni. Ata kanë bërë thirrje në vazhdimësi që kryetarët të cilët janë të zgjedhur tash në komunat veriore të japin dorëheqje në mënyrë të organizuar në mënyrë të koordinuar me qeverinë e jo të shkarkohen nga një komunitet të cilën nuk ka marrë pjesë fare në zgjedhje. Pra mendoj që është gabim çështja e mbledhjes së nënshkrimeve dhe si të tillë duhet të konsideruar”, tha ai për Ekonomia Online.