Putini i nënshkruan ligjet, e finalizon aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës
Presidenti rus, Vladimir Putin, i nënshkroi të mërkurën ligjet që aneksojnë katër rajone ukrainase në Rusi, veprim që e finalizon aneksimin e kryer në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Kujtojmë se, në fillim të kësaj jave, të dyja dhomat e parlamentit rus i ratifikuan traktatet duke i bërë rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pjesë të Rusisë.
Formalitetet i pasuan "referendumet" e orkestruara nga Kremlini në katër rajone. Ukraina dhe Perëndimi i kanë hedhur poshtë votimet, duke i cilësuar si mashtrim.
