Pushim shkollor në Osllo? Albin Kurti me vajzën në një aktivitet kulturor - NACIONALE

Pushim shkollor në Osllo? Albin Kurti me vajzën në një aktivitet kulturor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se bashkë me bashkëshorten e tij, Rita Knudsen dhe vajzën, Lean, kanë marrë pjesë në Manifesta. Vizita e tyre, është bërë pikërisht në kohën kur në Norvegji, prej nga vjen znj.Rita, shkollat janë në pushim.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se mbesin edhe 25 ditë të Manifesta në 25 vende në Prishtinë.

Krahas fotografive ku ai shihet me familjen e tij, Kurti tha se vizituan veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtarë.

Ai ka ritheksuar se vizitat janë pa pagesë, derisa ka renditur edhe hapësira ku mund të vizitohen veprat në kuadër të Manifesta-s.

Ajo që vlen të theksohet, është se vizita ka qëlluar në të njëjtën kohë kur shkollat në Norvegji kanë pushim. Më 3 tetor, del se ka nisur pushimi gjashtë-ditor shkollor në shkollat e Osllos, çka mund t’i ketë dhënë Leas dhe nënës së saj lirinë për të ardhur në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës nuk ka dhënë asnjëherë informacione mbi shkollën apo edhe vendin e shkollës se ku i shkollohet vajza e tij, znj. Lea Kurti Knudsen.

Deputetë opozitarë kishin shprehur bindjen se ajo shkollohej në Osllo, dhe nuk kishte vuajtur fatin e nxënësve në Kosovë që e nisën vitin shkollor vetëm më 3 tetor.

Lajme të ngjashme