Propozimi i Kurtit për veteranët, reagon Faton Klinaku
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".
Ai iu është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti sa i përket propozimit për zgjidhjen e "ngërçit" mes tyre.
Përmes rrjetit social "Facebook" tha se pushteti qëllimshëm nuk e priti përgjigjen e veteranëve, por e plasoi në media.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
"Nuk e pritën përgjigjen tonë ndaj shkresës së kryeminstrit, por qysh ditën e nesërme pushteti e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik.
Flasin për veteranët se meritojnë më shumë benificione sesa marrin aktualisht, e qëllimin e kanë që të mos e lëvizin atë pagesë as në këtë kohë krize.
Disa nuk kanë ide se si dhe nga kush bëhet vlerësimi e verifikimi, e disa janë të paskrupullt sepse e dinë që nuk bëhet kjo aktualisht dhe është ndërhyrje në procesin gjyqësor.
Në kohën kur zyra në qeveri për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, për shkak të një gabimi teknik i drejton njerëzit në prokurori sepse nuk mund të lëshoj as për individin një vërtetim, këta munden tash edhe për kolektivin të bëjnë vlerësim e verifikim.
Hajde bëjeni atë vlerësim e verifikim me letër të thatë, sepse dosjet i keni në prokurori e gjykatë", shkroi Klinaku.
