S’ka marrëveshje me kryeministrin, veteranët paralajmërojnë sërish protesta - NACIONALE

S’ka marrëveshje me kryeministrin, veteranët paralajmërojnë sërish protesta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku me anëtar të tjerë të kësaj organizate, e kanë përfunduar takimin me kryeministrin Kurti.

Nga ky takim duket se nuk kanë arritur ndonjë kompromis, andaj Klinaku tha deri të rregullohet kjo gjë protestat nuk do t’i ndalin.

Ne i thamë që kërkojmë që pika 3,1 të kthehet, i treguam kushtet tona kryeministrit. Çdo seancë që mbahet tash e tutje ne vazhdojmë të protestojme. Nëse këta(qeveria) e rregullojnë më mirë që ka qenë atëherë është në të mirë të qeverisë. Do t’iu propozoj diçka me shkrim na tha Kurti, do të presim të shohim se çka do na dërgon, pastaj do të veprojmë. Kryeministri Kurti folke për numrin e madh të veteranëve, po nuk është detyre e tij kjo. Madje mendimi për numrin e madh të veteranëve është i pa bazë”, tha Klinaku.

Klinaku ka thënë se protestat do t’i vazhdojnë kurdo që ftohet seanca për leximin e dytë të Ligjit për Pagën Minimale, duke shtuar se do të ketë protesta çdo ditë.

Ne edhe ditën që do ta thërrasin seancën për lexim të dytë, ne do të jemi në protesta. Nëse e rregullojë siç ka qenë apo e bëjnë më mirë, ne do ta duartrokasim, por nëse e heq pikën 3.1 me pagën minimale në Kosovë, do të ketë protesta për çdo ditë”, ka thënë Klinaku.

“Kryeministri thirret në shifrat e numrit të madh të veteranëve, që është çështje e gjykatës”, deklaroi Klinaku.

Kurse, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, bëri të ditur se temë e diskutimit ka qenë edhe lista e veteranëve.

Sipas tij, ata ia kanë thënë në sy Kurtit se ai nuk duhet të merret me këtë çështje.

Jashari ka bërë të ditur gjithashtu, se çështja e Ligjit për Pagën Minimale do të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Tema kryesore ka qenë rreth listave të veteranëve, nuk është detyrë e kryeministrit dhe e ministrit. I thamë që shkalla e parë dihet se e ka bërë një verifkim ka zgjatur për 4 vite, dhe ka vendosur pro komisionit sepse nuk kanë gjetur shkelje. Presum edhe në rigjykim dhe e shohim rezultatin”, deklaroi Jashari.

Kurse, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve tha re presin reflektim nga qeveria e Kosovës.

“Bisedimet ishin të mundimshme. Presim reflektim dhe dërgimin me shkrim se çka do të ndryshojnë, apo çka do të kërkojnë. Ne do të vazhdojmë me protesta, në ditën kur të del në lexim të dytë”, u shpreh Shurdhaj.

Protesta kishte pasur edhe gjatë ditës së djeshme, ku veteranët për orë të tëra qëndruan në oborrin e Kuvendit.

Përderisa, protestë pati edhe brenda legjislativit nga PDK-ja dhe AAK-ja, të cilat e bllokuan seancën plenare.

Opozita ka kërkuar që veteranët të mos përjashtohen nga rritja e pagës minimale, përderisa qeveria po insiston që kjo të mos bëhet.

Lajme të ngjashme