Pa fitues edhe pas vazhdimeve, penalltitë përcaktojnë gjysmëfinalistin e fundit të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Pa fitues edhe pas vazhdimeve, penalltitë përcaktojnë gjysmëfinalistin e fundit të Ligës së Kampionëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Përballja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, doli ashtu siç të gjithë prisnin, një finale para finales. Të dy skuadrat dhuruan gjithçka nga vetja, duke kënaqur tifozët e këtij sporti me lojën e treguar, ku edhe pas vazhdimeve nuk ka një fitues.

Përballja e parë përfundoi me barazim 3:3 në Santiago Bernabeu, ndërsa sot në ndeshjen e kthimit 90 minutat e parë u mbyllën me barazim 1:1, me Real Madridin që kishte epërsinë fillimisht.

Rodrygo shënoi golin e epërsisë për Mbretërit në minutën e 12-të, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të madh.

Por skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola që nga ajo minutë mori kontrollin e ndeshjes në dorë dhe arriti që disa herë të rrezikonte, me Lunin, portierin e Real Madridit që dëshmoi vetën me pritjet e tij.

Por portieri ukrainas nuk arriti ta mbajë portën e paprekur, pasi Kevin De Bruyne arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 76-të, me rezultatin e përgjithshëm që shkoi në 4:4.

Si rrjedhojë, pasi fituesi nuk u përcaktua në kohë të rregullt, ndeshja shkoi në vazhdime me dy pjesë nga 15 minuta.

As pas 30 minutave lojë nuk pati fitues dhe tani gjysmëfinalisti i fundit do të përcaktohet nga penalltitë.

Kujtojmë se fituesi në gjysmëfinale përballet me Bayern Munichun, që pak çaste më parë eliminoi Arsenalin.

Lajme të ngjashme