Komandanti i NATO-s në Evropë: Duhet rritur numri i trupave të KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Komandanti i NATO-s në Evropë: Duhet rritur numri i trupave të KFOR-it në Kosovë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Komandanti Suprem i NATO-s në Evropë dhe komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të ShBA-së, gjeneral Christopher Cavoli, raportohet se para Kongresit Amerikan ka thënë se duhet rritur numri i trupave në Kosovë.

Sipas “Telegrafit”, ai ka thënë se numri i trupave duhet rirtur për mbikëqyrjen, zbulimin dhe monitorimin e kërcënimeve ndaj Kosovës e Bosnjë e Hercegovinës.

“Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur numri i trupave në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre.” – citohet se ka thënë ai.

Kujtojmë se përgjatë vitit që lamë pas, NATO ka shtuar numrin e trupave në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Kjo, pas tensioneve të shumta në veriun e vendit.

Lajme të ngjashme