Prokuroria Speciale me aktakuzë për tre persona që kontrabandonin me migrantë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër B.B., B.S dhe Xh.K, për veprën penale “Pjesëmarrje dhe organizim i grupit criminal të organizuar, lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi “Kontrabandim me migrantë”.
“Të akuzuarit, në kohë të pacaktuar, deri më datën 23.04.2021, në Prishtinë, kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, duke vepruar në role të ndara, si anëtar të grupit kriminal, me ç’rast kanë siguruar persona në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë Republikës së Kosovës, që kishin për qëllim migrimin nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe me qëllim që vetës t’i mundësojnë përfitime të kundërligjshme, kontrabanduan shtetas të Republikës së Kosovës që kanë dashur të migrojnë në vendet e ndryshme, si në: Rumani, Itali, Francë, Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Spanjë etj”- njofton Prokuroria Speciale e Kosovës