"Profa" Bylbyl bie "pre" e një mesazhi të një qytetari - thotë se gazeta zvicerane Blick është në pronësi të serbëve - NACIONALE

"Profa" Bylbyl bie "pre" e një mesazhi të një qytetari - thotë se gazeta zvicerane Blick është në pronësi të serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish trajneri i disa klube elitare, Bylbyl Sokoli ka rënë pre e një lajmi të rrejshëm, duke deklaruar se “po i vinë informatat’ që pronarët e Blick janë vëllezër serbë.

Në disa gazeta zvicerane ka pasur kritika për paraqitjen e Xhakës lidhur me Serbinë, ku disa edhe e akuzuan se i ka provokuar serbët me fanellën e Jasharit, si dhe momentin kur kapi "organin gjenital".

E lidhur me këtë, "Profa" ka rënë pre e një lajmi të rremë duke deklaruar se pronarët e mediumit më të madh zviceran janë vëllezër serbë.

"Edhe mua po më vinë deklaratat se pronarët e Blickut, janë dy vëllezër serbë", theksoi shkurtimisht ai.

Kurse, këtë e “pohoi” edhe trajneri Ismet Munishi, që deklaroi: “Sipas informatave, kryeredaktorët janë serbë. Sipas informatave shumë të sigurta. Kryeredaktorët, edhe ai i sportit”.

Por, nëse shohim në "Vikipedia", e vërteta qëndron komplet ndryshe pasi në emrat e drejtuesve të "Blick", asnjëri prej tyre nuk është serbë.

Lajme të ngjashme