Presidentja Osmani: SHBA-ja ka qenë një shtëpi për Kosovën në një kohë shumë të vështirë - NACIONALE

Presidentja Osmani: SHBA-ja ka qenë një shtëpi për Kosovën në një kohë shumë të vështirë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar ShBA-në për mikpritje, teksa ka kujtuar ndihmën e tyre gjatë kohës sonë më të vështirë.

Tutje, ajo shtoi se janë të lumtur që po mirëpriten në institucionin që ka pasur rol të rëndësishëm për pavarësinë dhe që na mbështetë sot e kësaj dite.

“Faleminderit shumë që na mirëpritet në këtë ndërtesë historike. SHBA-ja ka qenë një shtëpi për Kosovën në kohë shumë të vështirë. Jemi të lumtur që jemi këtu me ju, në institucionin që ka pasur rol të rëndësishëm për pavarësinë tonë dhe që na përkrah sot e kësaj dite.

Kosova sovrane, me një ekonomi në rritje, është krenare që ka SHBA-në pranë saj. SHBA është aleati ynë më i fuqishëm, janë dy shtete, dy kombe që kanë një lidhje të veçantë. Kjo ceremoni konfirmon për çka është kjo lidhje, që t’i qëndrojmë njërit-tjetrit pranë në kohë të vështira dhe të mira”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme