Presidenti i Santos: Jemi duke biseduar për ta rikthyer Neymarin, ai i ka dyert e hapura - NACIONALE

Presidenti i Santos: Jemi duke biseduar për ta rikthyer Neymarin, ai i ka dyert e hapura

4 vjet më parë

nga Shpend Thaçi

Presidenti i klubit brazilian Santos, Andres Rueda, është prononcuar rreth mundësisë të një rikthimi të madh, siç është ai i Neymar.

"Flas rregullisht me babain e Neymar. I shkëmbejmë edhe idetë. Me atë çfarë po i ndodhë te PSG, Santosi gjithmonë do t'i mbajë dyert e hapura për Neymar dhe do ta ëndërrojë.

"Kur u largua pati thënë se do të rikthehej. Jemi duke folur. E dimë që është e vështirë, por është një ëndërr. Ajo që më përket mua është që të mundohem", deklaroi Andres Rueda.

Lajme të ngjashme