Politologu i famshëm shpërndan një letër që thotë se Qeveria Kurti e dërgoi te qeveritë perëndimore
Politologu i njohur, Mujanovic, përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" ka publikuar një letër që pretendon se e ka pranuar nga autoritet e ekzekutivit kosovar, letër kjo që thuhet t'u jetë dërguar qeverive perëndimore.
Mes tjerash në letrën respektive janë numëruar ngjarjet në mënyrë kronologjike, kurse është përmendur fakti se Serbia po tenton të nxisë dhunë.
Veç kësaj, në letër shkruan se këto tentime vinë pas tentimeve e operacioneve të përafërta në Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë.
Sipas asaj që shihet në letër, e të cilën do ta gjeni të përkthyer plotësisht në Nacionale gjatë së mërkurës, mësohet se ka informacione rreth asaj krejt çka ndodhi deri më datën 26 dhjetor, pasi e njëjta i bie të jetë dërguar të martën e 27 dhjetorit.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
I’ve received a copy of a detailed report published by the Kosovo govt, sent to all relevant Western govts, concerning Serbia’s “attempts to incite violence” in that country, following similar clandestine operations in Montenegro and Bosnia by Belgrade. A remarkable démarche. pic.twitter.com/17RKLkdmVt
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) December 27, 2022
