Politologu Gogiq: Për planin franko-gjerman, Beogradi palë më konstruktive - NACIONALE

Politologu Gogiq: Për planin franko-gjerman, Beogradi palë më konstruktive

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Politologu serb, Ognjen Gogiq ka thënë se sa i përket planit franko-gjerman, Beogradi është palë më konstruktive.

Në një prononcim për Danas, medium pro-regjimit të Vuçiqit, ai ka thënë se pret që Kurti të bëjë kërkesë edhe për marrëveshjet e tjera të parealizueshme.

Veç kësaj, politologu pandeh se me këtë variant, kryeministri i Republikës së Kosovës mund t'i pengojë negociatat për të detyruar në atë siç i quajti marrëveshje të dispozitave që të kujtohet më shumë njohja.

"Në këtë mënyrë ai mund të pengojë negociatat për të detyruar përfshirjen në marrëveshje të dispozitave që të kujtojnë më shumë njohjen elementare.

Duhet të kihet parasysh se negociatat për këtë propozim nuk kanë filluar me vizitat e "katërshes të mëdhenj” në Prishtinë dhe Beograd, por që zgjatën muaj para kësaj.

Duket se versioni fillestar i propozimit ka pësuar disa nuanca dhe se tani ai i plotëson pritjet e Beogradit në një masë shumë më të madhe", theksoi Gogiq, transmeton Kosovo - Online.

Lajme të ngjashme