IPK rekomandon suspendimin e 3 policëve në Ferizaj, pasi në veturën zyrtare u futen dy vajza - NACIONALE

IPK rekomandon suspendimin e 3 policëve në Ferizaj, pasi në veturën zyrtare u futen dy vajza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë në dy raste të ndara.

Përmes një komunikate për media, IPK ka deklaruar se në Kamenicë, gjatë 5 shtatorit, dyshohet se një zyrtar policor derisa ka qenë në detyrë, është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike.

“Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.” - thuhet në njoftim.

IPK ka rekomanduar për 72 orë suspendimin e tre zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Ferizaj, pas një video incizimi në media ku shiheshin dy vajza duke hyrë në veturën zyrare të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme