Policia në Vushtrri arreston një 39 vjeçar: Dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit
Policia në Vushti ka arrestar një person të moshës 39 vjeçare pasi kishte informacione se në një lokal në Vushtri ishte duku u zhvilluar aktivitet i bixhozit dhe lojërave të fatit.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”- thuhet aty.
E plotë:
Policia në Vushtrri, rreth orës 00:30 kishte pranuar një informatë se në një lokal në Vushtrri ishte duke u zhvilluar aktivitet i bixhozit dhe lojërave të fatit. Policia ka shkuar në atë lokacion dhe përpos provave që në atë lokal ishte organizuar bixhoz i paligjshëm, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një armë për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje e gjithashtu është gjetur edhe një sasi e municionit.
Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm të bixhozit janë sekuestruar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.