Policia ndalon për 48 orë dy të dyshuara, pas keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë ndaluar dy persona në lidhje me rastin në Fushë-Kosovë, ku dyshohet se në çerdhën publike “Gëzimi ynë” është keqtrajtuar një fëmijë.
Policia përmes një komunikate për media, ka thënë se ka inicuar hetim për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve publike”.
Mbi këtë aktvendim, janë ndaluar N.M, 64 vjeçare dhe N.H, 56 vjeçare.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se të njëjtave, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.
Njoftimi i plotë: