Policia Kufitare e Durrësit shpëton tre 15-vjeçarë që kishin mbetur në det me vetëm një pedalon - NACIONALE

Policia Kufitare e Durrësit shpëton tre 15-vjeçarë që kishin mbetur në det me vetëm një pedalon

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Policia kufitare e Durrësit ka shpëtuar tre 15-vjeçarë që kishin mbetur në det me vetëm një pedalon.

Kështu ka mësuar Abc News, që konfirmon se ngjarja ndodhi afër vendit të njohur si "Adriatik 1".

Të miturit kishin mbetur me vetëm një pedalon, me ç'rast nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Durrës, të cilët kanë konstatuar se larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 3 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi iu kishte bllokuar timoni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 3 pushuesit, të moshës 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Në fund fare, Policia ka ftuar të gjithë ata lundruesit që t'i respektojnë rregullat e përdorimit, në mënyrë që të evitohet më e keqja.

Lajme të ngjashme