Policia gjen marihuanë, kokainë dhe ekstazi gjatë kontrollimit të një veture në Prishtinë
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në rrugën Garibaldi në Prishtinë në të cilin ishin dy të dyshuar, ku gjatë kontrolli i janë gjetur, marihuanë, amfetaminë, kokainë dhe ekstazi.
“Gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar: 5.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, 7.7 gramë narkotik të llojit Amfetaminë, 1.4 gram narkotik të llojit Kokainë dhe 4 piluala të dyshuara si narkotik të llojit Ekstazi.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Garibaldi, Prishtinë / 04.11.2023 – 20:00. Patrulla policore ka ndaluar për kontrollë një veturë të dyshuar në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar: 5.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, 7.7 gramë narkotik të llojit Amfetaminë, 1.4 gram narkotik të llojit Kokainë dhe 4 piluala të dyshuara si narkotik të llojit Ekstazi. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.