Policia e Kosovës dështon përsëri ta kapë Milan Radojçiqin, ai shëtitet lirshëm maleve të Leposaviqit
Kosova po dështon ta kapë Milan Radojçiq, zyrtarisht nënkryetar i Listës Serbe, i cili përsëri ka ardhur në Kosovë. Ndonëse në kërkim nga Policia e Kosovës për rastin e Brezovicës, ai po shëtitet maleve të Kosovës.
Madje këtë e ka treguar nëpërmjet një video.
Ai ka thënë se është rikthyer përsëri në Kosovë dhe se nuk ka kthim prapa.
“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq nga Leposaviqi.
Ky është rasti i tretë që Radojçiq hy lirshëm në Kosovë ndonëse është përson në kërkim. Madje, ai ishte arratisur për në Serbi, kur Policëve në kufirin verior u doli se ishte person në kërkim.
Për këtë rast Inspektorati i Policisë kishte suspenduar tre policë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kujtojmë që Radojçiq ishte në kërkim hë herët edhe për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
