Pogba në fundjavë do ta nënshkruajë kontratën me Juventusin
Rikthimi i Paul Pogba në Torino nuk është më fabul, por ai po shndërrohet në realitet.
Siç raporton gazetari dhe njohësi i afatit kalimtar të lojtarëve nga Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, mesfushori francez gjatë fundjavës do t'u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj do ta nënshkruajë kontratën me Juventusin. Pogba, njësoj siç ishte transferuar më herët, edhe kësaj radhe do t'i bashkohet ekipit torinez me parametra zero nga po i njëjti ekip: Manchester United.