Përmbytjet në Kentucky: Shkon në 30 numri i të vdekurve, qindra të zhdukur - NACIONALE

Përmbytjet në Kentucky: Shkon në 30 numri i të vdekurve, qindra të zhdukur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ndërsa rajoni Appalachia në Kentucky, ShBA po përgatitet për më shumë reshje, numri i të vdekurve ka shkuar në 30 me qindra të tjerë që janë raportuar të zhdukur.

Nga BBC bëhet e ditur se në mesin e viktimave përfshihen edhe të paktën gjashtë fëmijë nga mosha një deri në tetë vjet.

Ndërsa, guvernatori i vendit, Andy Beshear tha se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi "qindra" të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Është bërë e ditur poashtu se nga përmbytjet më shumë se 12,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa qindra shtëpi e biznese janë dëmtuar.

Sipas guvernatorit, përmbytjet e fundit janë më të këqijat që janë parë në dekada.

Ndërkohë, shkencëtarët thonë se shkak i këtyre ngjarjeve ekstreme të motit janë ndryshimet klimatike.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden i ka shpallur përmbytjet “një fatkeqësi të madhe” dhe ka urdhëruar ndihmë federale për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Lajme të ngjashme