Raportohet për pesë këshilltarë iranianë të vrarë nga sulmet amerikano-saudite në Irak - NACIONALE

Raportohet për pesë këshilltarë iranianë të vrarë nga sulmet amerikano-saudite në Irak

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmet amerikano-saudite ndaj aleancës së armatosur irakiane që përfshin grupe pro-iraniane, Hashed al-Shaabi, lanë të vrarë pesë këshiltlarë iranianë, i thanë agjencisë AFP dy burime nga kjo aleancë.

Korrespondentët e AFP-së panë arkivole të mbështjella me flamuj iranianë gjatë një funerali të organizuar nga Hashed al-Shaabi në Bagdad për të vrarët. Burimet thanë se iranianët u vranë nga një sulm në provincën qendrore, Diyala, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Ndërkohë, Iraku u zotua se do ta mbrojë sovranitetin dhe do ta parandalojë shfrytëzimin e territorit të vet kundër vendeve fqinje, pas sulmeve vdekjeprurëse amerikano-saudite në këtë shtet.

Këshilli Ministror për Sigurinë Kombëtare i Irakut tha se “ka vendosur që të zbatojë një plan gjithëpërfshirës të sigurisë për ta fuqizuar kontrollin në mbarë vendin, për t’iu kundërvënë çfarëdo shkeljeje të sovranitetit të Irakut dhe për t’ia parandaluar çfarëdo burimi përdorimin e territorit irakian për t’i kërcënuar shtetet fqinje”.

Lajme të ngjashme