Për herë të parë në NATO: Rumania rrëzon një dron të dyshuar “Shahed” që hyri në hapësirën e saj ajrore - NACIONALE

Për herë të parë në NATO: Rumania rrëzon një dron të dyshuar “Shahed” që hyri në hapësirën e saj ajrore

1 orë më parë

nga NACIONALE

Rumania ka rrëzuar një dron pasi ai ka shkelur hapësirën ajrore të saj, i cili dyshohet se ishte i tipit “Shahed”, një lloj droni me origjinë nga Irani, që përdoret nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit të premten, thanë autoritetet rumune. Ky është rasti i parë që një shtet anëtar i NATO-s ndërmerr një veprim të tillë pas dhjetëra ndërhyrjeve të ngjashme, ka raportuar Reuters.

Shkeljet e hapësirës ajrore në krahun lindor të NATO-s kanë rritur shqetësimet se kufijtë e aleancës janë në rrezik, ndërsa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Rumune tha në një konferencë për media se Bukureshti ende nuk e kishte identifikuar origjinën apo qëllimin e dronit, duke shtuar se një hetim ishte duke u zhvilluar.

Megjithatë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gheorghiță Vlad, tha se droni dukej se ishte i tipit “Shahed”, dronë sulmues të projektuar nga Irani dhe të përdorur nga Rusia kundër Ukrainës.

“Vizualisht, pilotët raportuan se droni dukej të ishte i tipit Shahed”, tha ai, duke shtuar se ishte ende herët për të nxjerrë përfundime.

Më herët gjatë ditës, një burim ushtarak i tha Reuters: “Po zhvillohet një hetim për të përcaktuar origjinën e dronit. Por në këtë pjesë të botës është Rusia ajo që sulmon”.

Edhe Presidenti rumun, sot kishte njoftuar në “X” për rrëzimin e një droni ushtarak nga avionet rumun.

Lajme të ngjashme