Peci: Sa më shumë që zgjat kjo gjendje, për Kosovën do të jetë më keq, për Kurtin më mirë
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, deklaroi se situata e bllokimit institucional në vend po i shkon për shtat deputetit të VV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, kontrollon të gjitha resurset shtetërore.
Sipas Pecit, sa më shumë që të zgjasë kjo situatë, “për Kosovën do jetë më keq, për Kurtin më mirë.”
“Nuk jam duke parë dritë në fund të tunelit, sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, për Kosovën do jetë më keq për Kurtin më mirë, sepse i ka të gjitha resurset e vendit në dorë. Lojën politike është duke e udhëhequr Kurti, këtë lojë nuk e di sa e ka kuptuar opozita”, tha Peci në RTV21.