Peci konfirmon se kanë folur me Kurtin për Haxhi Avdylin: Ka pasion për detyrë, i denjë për ministër - NACIONALE

Peci konfirmon se kanë folur me Kurtin për Haxhi Avdylin: Ka pasion për detyrë, i denjë për ministër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkëkryetari i listës ‘Guxo’, Faton Peci ka konfirmuar se e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, mundësinë që deputeti Haxhi Avdyli të bëhet ministër.

Z.Peci në Rubikon ka thënë se kanë ambicie të mëdha që të rriten si subjekt e të marrin përgjegjësi.

“Në komunikime që kemi pasë me kryeministrin dhe LVV-në, kemi shpreh një interesim për shkak se e vlerësojmë figurën dhe personalitetin, mbi të gjitha, pasionin që ka Haxhi Avdyli për detyrën ekzekutive”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë shtoi se kjo nuk ka qenë kërkesë që duhet të realizohet me çdo kusht, megjithatë tha se Kurtit ia kanë ofruar argumentet se pse deputet Avdyli duhet të bëhet ministër.

“Ne kemi vetbesim, që mundemi me e drejtu edhe MSH-në, kjo flet diçka. Ne i kemi ofruar të gjitha argumentet kryeministrit…(Pra keni bërë propozim?)…Ne në komunikime me LVV-në, me kryeministrin, kemi vlerësu figurën e Haxhi Avdylit, e kemi vënë në dispozicion, jemi të vetdijshëm për marrëveshjen për dy ministri dhe zv.ministrin. Nuk mund të themi që kemi bërë kërkesë eksplicite, por LVV-së i kemi ofruar arsyet pse Haxhi Avdyli është i denjë për ministër të Shëndetësisë”, ka thënë z.Peci.

“Në rast se ata nuk gjejnë ndonjë figurë, personalitet, emri dhe personaliteti i Haxhi Avdylit është i denjë”, tha në fund ai.

Vlen të theksohet se gjatë javës së kaluar, Rifat Latifi dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë pas shumë kritikave që mori për punën e tij.

Qeveria ende s’e ka emëruar ndonjë personalitet në këtë pozitë.

Lajme të ngjashme