Kuvendi i LDK-së, Hoti: Do të dalim më të bashkuar, vullnetit të delegatëve do t’i nënshtrohemi të gjithë pa dallim - NACIONALE

Kuvendi i LDK-së, Hoti: Do të dalim më të bashkuar, vullnetit të delegatëve do t’i nënshtrohemi të gjithë pa dallim

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar për Kuvendin Zgjedhor të thirrur për sot ku në rend të ditës është votëbesimi i kryetarit të deritashëm, Lumir Abdixhikut,

Hoti tha se si parti do të dalin “më të bashkuar” pas procesit të votëbesimit, dhe se vullnetit të delegatëve “do t’i nënshtrohemi të gkithë pa dallin.”

Postimi i plotë:

Sot, Kuvendi i jashtëzakonshëm të LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij Kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë.

Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë për ta kthyer LDK-në si forcën kryesore politike në Kosovë. Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë.

Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë Kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse Kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së.

Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës.

Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën e Kosovës!

Lajme të ngjashme