Dorëheqja e ministrit Latifi: Kjo është pasuria përrallore e deklaruar në Anti-Korrupsion - NACIONALE

Dorëheqja e ministrit Latifi: Kjo është pasuria përrallore e deklaruar në Anti-Korrupsion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria Kurti II ka mbetur për herë të dytë pa ministër të Shëndetësisë. Hera e parë ishte mes 1 tetorit dhe 16 nëntorit 2021. Por, tash besohet dhe shpresohet që emërimi i ri të mos marrë edhe shumë kohë. Cila ishte pasuria e ministrit Latifi e deklaruar në AKK?

Në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, z. Latifi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri në vlerë prej rreth 2 milionë e 700 mijë eurove.

Një shtëpi e blerë prej 600 mijë dollarëve amerikanë është pasuria më e madhe, dhe e cila ai pretendon se tashmë i vlen 1 milion e 500 mijë euro.

Ai ka edhe dy shtëpi pushimi, njëra në vlerë prej 600 mijë eurove e tjetra në vlerë prej 450 mijë.

Ministri Latifi ka deklaruar edhe katër vetura, vlera totale e të cilave është 138 mijë euro.

Po ashtu, në Bank of America ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 100 mijë dollarësh.

Për të marrë vesh më në detaje gjithë pasurinë e z. Latifi ju ftojmë të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme