Pasnesër shkon në Bruksel - Kurti flet në telefon me këshilltarin e DASh-it, shpalos detaje të bisedës - NACIONALE

Pasnesër shkon në Bruksel - Kurti flet në telefon me këshilltarin e DASh-it, shpalos detaje të bisedës

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Dy ditë para nisjes për në kryeqendrën evropiane, kryeministri Kurti ka biseduar në telefon me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Këtë e konfirmoi vet kreu i ekzekutivit përmes një postimi në rrjeitn social "Twitter".

“Telefonatë e frytshme me @CounselorDOS për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë; duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme