Pasi shau SBAShK-un, historiani 'i preferuar' i pushtetit mori pozitë të lartë në Institut të Historisë - NACIONALE

Pasi shau SBAShK-un, historiani 'i preferuar' i pushtetit mori pozitë të lartë në Institut të Historisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkodran Imeraj, historiani nga Deçani që kërkonte arrestimin e kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, ka marrë pozitë si bashkëpuntor i lartë shkencor në Insitutitin e Historisë në Prishtinë.

Imeraj, që ka shoqëri me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e ka bërë të ditur vetë lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Prof.Asoc.Dr.Shkodran Imeraj, Bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin e Historisë – Prishtinë”, ka shkruar ai në postimin ku mori shumë urime për detyrën e re.

Megjithatë, nuk ka asnjë indikacion ose provë deri tash se në përzgjedhjen e tij mund të ketë ndikuar afërsia e tij me kryekuvendarin Konjufca apo të tjerë zyrtarë të pushtetit.

Disa javë më parë, Imeraj kërkonte arrestimin e kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj, duke thënë se kjo do të duhej bërë në një shtet ligjor.

“Në një shtet ligjor, Rrahman Jasharai, do duhet të arrestohet për prekje të parimeve themelore të Kushtetutës”, kishte shkruar Imeraj në Facebook.

Lajme të ngjashme