Kryetari i historianëve të Deçanit godet radhët e veta publikisht pas raportimit të gazetës Nacionale - NACIONALE

Kryetari i historianëve të Deçanit godet radhët e veta publikisht pas raportimit të gazetës Nacionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj, ka bërë një sulm të çuditshëm ndaj gazetës Nacionale pasi kërkoi të arrestohej kryesindikalisti Rrahman Jasharaj.

Imeraj, që njihet edhe për shoqërinë që ka me kryekuvendarin Glauk Konjufca, duket se ka provuar të godas radhët e veta në degën e Deçanit të Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”.

Ai ka pretenduar se Nacionale e ka pasur me burime një raportim të thjeshtë për një status të tij, i cili ishte publik.

“Informatorit nga brenda, i ka transmetuar gabim të dhënat gazetës "Nacionale", për artikullin e saj në lidhje me reagimin ndaj kreut të SBASHK-ut.” – thotë z. Imeraj, pa treguar se për çka saktësisht po flet.

Imeraj ka porositur gazetën që “të tërhiqet nga kjo fushatë e orkestruar nga brenda” përkundër që, në redaksinë tonë asnjë prej gazetarëve nuk njeh ndonjë historian të “Ali Hadrit” në Deçan, apo qoftë edhe ndonjë historian me prejardhje nga komuna e Deçanit.

Historianët e Deçanit ishin bërë mjaft të njohur viteve të fundit me reagimet e ashpra pas çdo lajmi që kishte të bënte me Manastirin e Deçanit.

Imeraj më herët kishte qenë edhe këshilltar i një ministri nga partia Nisma për Kosovën.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme