“Pas të hënës, vjen e marta” – A e paralajmëroi Besnik Bislimi shtyrjen e gjobave në talljen ndaj gazetarëve - NACIONALE

“Pas të hënës, vjen e marta” – A e paralajmëroi Besnik Bislimi shtyrjen e gjobave në talljen ndaj gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Plot mllef ndaj gazetarëve ishte shfaqur ditë më parë zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kur gazetarët e pyet “çka do të ndodh pas të hënës” duke aluduar në skadimin e afatit për qortime dhe nisjen e gjobave, Bislimi u përgjigj: “vjen e marta”.

“Unë nuk jam Nostradamus”, vazhdonte më tej Bislimi.

E kjo “vjen e marta” duket sikur të kishte qenë si paralajmërim i Bislimit për shtyrjen për një ditë të gjobave. Kjo pasi sot Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, bëri të ditur se gjobat do të nisin nga 22 nëntori.

“Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

E në komunikatën e para 2 javësh, Policia deklaronte se gjobat nisin nga 21 nëntori.

Lajme të ngjashme