Pas Kosovës, Ruge në Beograd e takon Vuqiqin: Presim llogaridhënie të plotë për trazirat e majit dhe shtatorit në Kosovë - NACIONALE

Pas Kosovës, Ruge në Beograd e takon Vuqiqin: Presim llogaridhënie të plotë për trazirat e majit dhe shtatorit në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge pas takimit të djeshëm me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ka shkuar në Beograd ku është pritur në takim nga Presidenti serb Alexander Vuqiq.

Ruge me një postim në “X” tha se kanë biseduar me presidentin serb edhe për trazirat e majit dhe shtatorit në Kosovë , ku thotë se pret nga Serbia të sigurojë llogaridhënjë të plotë.

“Një bashkëbisedim i mirë me presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet NATO – Serbi që shpresojmë t’i shohim të thellohen. Po ashtu kemi diskutuar çështjet rajonale, përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO po sheh nga Serbia që të ndihmojë të sigurojë llogaridhënie e plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit të vitit 2023”, shkruan Ruge.

Lajme të ngjashme