“Partneriteti ynë nisi qysh më 1996”: U.d Ambasadorja amerikane uron Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë
U.d Ambasadorja e ShBA-së, Anu Prattipati, ka uruar Kosovën në 18 vjetorin e shpalljes së shtetësisë së saj, me fjalët “qëndrojmë bashkë”.
Diplomatja amerikane rikujtoi se partneriteti dypalësh kishte nisur qysh më 1996 “kur ShBA hapi zyrën e saj të parë në Prishtinë”.
Mes tjerash ajo tha se ShBA “inkurajon një të ardhme multietnike” për Kosovën.