Partia e Vjosa Osmanit zyrtarisht themelon një degë në Prishtinë, lajmi pëlqehet vetëm nga Faton Peci e Haxhi Avdyli
Partia e themeluar nga bashkëpunëtorët e Vjosa Osmani Sadriut dhe e quajtur “GUXO” duket se do të bëjë aktin themeltar pasnesër në Prishtinë.
“Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë ne kuvendin për themelimin e deges së partisë “GUXO” në PRISHTINË.” – shkruan kjo parti në Facebook.
Nuk dihet nëse kjo parti politike që nuk ka zgjedhur ende organet e partisë do të regjistrohet edhe në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili më herët ishte raportuar se kishte pasur mospajtime me bashkëpunëtorët politikë të GUXO dhe se mund t’i ndante rrugët me ta. Ajo nuk ka pohuar apo mohuar ato raportime.
Nuk dihet nëse znj. Kica Xhelili do të jetë pjesëmarrëse në mbledhjen e nesërme.
Postimi i bërë nga partia është pëlqyer nga 20 vetë (ora 12:15 PM), ndërsa prej figurave të pushtetit nga kjo parti deri tash pëlqim i kanë dhënë vetëm Faton Peci dhe Haxhi Avdyli.

Kujtojmë se kjo parti politike ka shumë figura të ndryshme në Qeverinë apo Kuvendin e Kosovës.
Në anën tjetër, si kandidate për kryetare të mundshme është përmendur znj. Donika Gërvalla Schwarz në mungesë të presidentes Osmani
