Paratë e diasporës: 119 milionë euro veç në muajin maj, 513 milionë për pesë muaj - NACIONALE

Paratë e diasporës: 119 milionë euro veç në muajin maj, 513 milionë për pesë muaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

119.74 milionë është vlera e parave të dërguar nga diaspora.

Kështu ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas BQK-së, remitencat në muajin prill kanë arritur në 113.22 milionë euro, ndërsa në muajin maj rreth 119.74 milionë euro.

Për pesë muaj në total diaspora ka dërguar para në Kosovë me vlerë 513.99 milionë euro.

“Remitancat në prill 2024 arritën vlerën 113.22 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin maj 2024 ishin rreth 119.74 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për pesë muajt e parë të vitit 2024 në 513.99 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit maj kanë qenë përmes IFJB 56.31%, përmes bankave komerciale 14.98% dhe kanaleve tjera 28.71%.” – thuhet në njoftimin e BQK-së.

Lajme të ngjashme