Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Vranët me pak intervale me diell. Ky është parashikimi i motit për sot.
Sipas sajtit të specializuar për parashikim, "Prishtina Weather" kështu pritet të jetë edhe nesër, përveç mëngjesit, ku parashihen ngrica.
Në pjesën e dytë të javës pritet një rritje shumë e lehtë e temperaturave.
28.11 - Kryesisht vranët. DItën aty këtu do ketë edhe intervale të shkurta me diell.
29.11 - Ngrica në mëngjes dhe mjegull në ultësira. Fillimisht do të ketë vransira, e ditën intervale me diell.
30.11 - Kryesisht vranët. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.
1.12 - Kryesisht vranët, me riga lokale shiu paradite dhe vonë në mbrëmje.
2.12 - Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të hershme të mëngjesit.
Temperaturat pas një rënie në fillim të javës, më pas rriten më afër vlerave mesatare. Minimalet pritet të zbresin edhe deri në -3C të martën, e në pjesën e dytë të javës rriten deri në 3C. Maksimalet nga 5C, rriten deri në 7C e 9C të martën e premtën.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-7m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies graduale përreth vlerave normale.
