Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Gjatë javës në të cilën veçse kemi hyrë, metorologët parashikojnë se do të mbretërojë mot stabil dhe kryesisht me diell.
Sipas "Prishtina Weather", orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave.
Më poshtë edhe parashikimi:
17.10 – Në mëngjes ftohtë, ultësirave mundësi për mjegull. Ditën kthjellët dhe me diell.
18.10 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.
19.10 – Kryesisht me diell.
20.10 – Vransira kalimtare paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.
21.10 – Kthjellët dhe me diell. Më ftohtë.