Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Meteorologët kanë parashikuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë i përafërt me atë që mbretëroi dje.
Siç shkruan "Prishtina Weather", paradite do të ketë diell, ndërsa pasdite nuk përjashtohen vranësirat kalimtare.
Më poshtë edhe parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim.
12.07 - Kryesisht me diell paradite. Ditën vransira kalimtare.
13.07 - Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
14.07 - Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
15.07 - Nxehtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 23C e 25C, e ditën e premte rriten edhe deri në 31C.
Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale, e më pas në rënie të lehtë.
