Pamje: Pa kaluar as një minutë lojë Ballkani pëson gol nga Sivasspor - NACIONALE

Pamje: Pa kaluar as një minutë lojë Ballkani pëson gol nga Sivasspor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në aksionin e parë në ndeshje Sivasspor ka arritur të shënojë golin e epërsisë kundër Ballkanit.

Një reagim i plogësht në mbrojtje bëri që Ulvestad ta mposhte gardianin e Ballkanit, për 1:0.

Një fillim aspak i mirë ky për therandasit, që rrezikon t'ia ndërlikojë shumë punët vetes në vazhdim.

Ballkani në këtë ndeshje vjen me disa lëndime, por përgjithësisht nga një formë e mirë në kampionat, ku në tre ndeshjet e fundit ka ngadhënjyer me fitore.

Formë krejtësisht ndryshe gëzon rivali i vet turk, Sivasspor, i cili është në krizë të thellë në kampionatin turk, duke u renditur në vendin e 17-të me vetëm 4 pikë të tubuara. Megjithëse, ecuria e tij është tërësisht tjetër në Ligën e Konferencës, ku zë vendin e dytë me 4 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Slavia Praha në vendin e parë. Ndërkaq Ballkani dhe Cluj kanë vetëm një pikë.

Ilir Daja është i vetëdijshëm se një humbje e radhës do t’ia bënte thuajse të pamundur ëndrrën për t’u kualifikuar, edhe pse objektivi i klubit vetëm se është arritur me plasmanin në grupe të këtij kompeticioni evropian.

Lajme të ngjashme