Osmani takon Delegacionin e Kongresit Amerikan: Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme - NACIONALE

Osmani takon Delegacionin e Kongresit Amerikan: Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Dayton, është takuar me një delegacion të Kongresit Amerikan të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, i cili njëherësh udhëheq Delegacionin e ShBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

“Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Osmani.

Lajme të ngjashme