Osmani pas takimit me Macron në Shqipëri: Mundësi e vlefshme për të folur rreth partneritetit Kosovë-Francë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Përmes një njoftimi në X, Osmani ka bërë të ditur se biseda me Macron është përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe në përkushtimin e ndërsjellë për rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Një mundësi e vlefshme për të folur me presidentin Emmanuel Macron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë-Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Osmani.
A valuable opportunity to speak with President @EmmanuelMacron in Tirana about the Kosovo–France partnership and our shared vision for Kosovo’s Euro-Atlantic future.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2025
🇽🇰 🤝 🇫🇷 pic.twitter.com/kzcYHfLPDO