Osmani: Marrëveshja me MCC-në investimi më i madh në energji pas disa dekadash - NACIONALE

Osmani: Marrëveshja me MCC-në investimi më i madh në energji pas disa dekadash

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje Kosova dhe Amerika, kanë nënshkruar marrëveshjen me MCC-në për energji, në vlerë për 236 milionë euro.

Presidentja Osmani ka thënë se kjo marrëveshje, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë, pas disa dekadash.

E po ashtu sipas saj, ky investim do të garanatojë edhe një të ardhme energjetike, ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes, në fushën e energjisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë pranë Kosovës

Në Kongresin e SHBA-ve, në prani të një numri të madh të miqve të Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.

Këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ky investim do të garanatojë po ashtu një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë.

Kjo marrëveshje konfirmoi edhe njëherë atë që dihet tashmë botërisht, partneritetin e jashtëzakonshëm e unik në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme