Olluri poston deklaratën e Gërvallës kur tallej me Amerikën, komenton raportimin e ambasadorit Dugolli - NACIONALE

Olluri poston deklaratën e Gërvallës kur tallej me Amerikën, komenton raportimin e ambasadorit Dugolli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri, ka shkruar për raportin vjetor të ambasadorit kosovar në Amerikë, Ilir Dugollit dërguar ministres për Punë të Jashtme, Donika Gërvallës, në të cilin thuhej se trajtimi i Kosovës nga Amerika është larg më brutal sesa që përceptohet në Prishtinë.

Dokument, të cilin e ka publikuar sot gazeta Nacionale.

Përmes një postimi në Facebook, Olluri ka shpërndarë një postim të vjetër të shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ku ajo dikur kishte kritikuar ashpër diplomacinë amerikane.

Në mbishkrimin e postimit, ai ka thënë se ambasadori Dugolli nuk kishte kë ta informonte.

Kur e menon se kend e ka informuar ambasadori Ilir Dugolli per raporte negative diplomatike mes ShBA-se e Kosoves”, ka shkruar Olluri.

Mire boll qe ai e ka kryer punen e tij. Po ne Qeverine Kurti s’ka njerez qe e kuptojne ate permbajtje”, vazhdon ai me tutje.

Lajme të ngjashme