Ambasada e Kosovës rrezikon të mbesë jashtë Uashingtonit, shkak buxheti i vogël i ndarë nga Qeveria Kurti - NACIONALE

Ambasada e Kosovës rrezikon të mbesë jashtë Uashingtonit, shkak buxheti i vogël i ndarë nga Qeveria Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, në dhjetor të vitit të kaluar ka dërguar një raport te Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ai kishte raportuar për brutalitetin e ShBA-së, marrëdhëniet e vështira si ambasador e pamundësinë e takimeve.

Por në mesin e shumë raportimeve, ishte edhe një paralajmërim rreth ambasadës së Kosovës në Uashington. Në nëntitullin “Zgjidhja e çështjes së objektit të Ambasadës”, z. Dugolli vlerëson se buxheti i ndarë prej 4.5 milionë euro për të blerë objektin nuk është i mjaftueshëm.

Ai i ka njoftuar se ka negocuar suksesshme për një objekt prej 4,5 milionë euro, por në rast se një gjë e tillë dështon, atëherë thekson se “është e pamundur” të gjendet një objekt në Uashington.

“Në rast të vendimit për refuzim të kërkesës nga autoritetet e Bashkësisë, do të jemi të detyruar që të shohim alternativa të tjera, ndonëse nga gjendja aktuale në treg duket pothuajse e pamundur gjetja e një hapësirë në lokacion adekuat dhe brenda kufirit buxhetor që është ndarë për Uashington. Në një situatë të tillë kur do jemi të detyruar të niset procesit nga fillimi, krahas hulumtimit të serishëm të tregut do të ishte e nevojshme të ketë edhe fleksibilitet më të madh ndaj Uashingtonit për sa i përket kufirit buxhetot, ashtu siç është vepruar edhe në rastin e Londrës” – shkruante ambasadori Dugolli.

Lajme të ngjashme