Olluri pas arrestimit të asamblistit Lahu: S’u deklaruan nga VV, a kanë ndonjë verejtje për KPK-në? - NACIONALE

Olluri pas arrestimit të asamblistit Lahu: S’u deklaruan nga VV, a kanë ndonjë verejtje për KPK-në?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, i dyshuar për rastin “Brezovica”.

Olluri ka ironizuar, duke thënë se LVV nuk dha ndonjë vërejtje për Këshillin Prokurorial, për rastin e arrestimit të Lahut, i cili njëherit, është dhëndërr i ministrit Liburn Aliu.

“A eshte procedu mire si rast? A ka ndonje leshim?”, ka shkruar tutje gazetari.

Postimi i plotë i Ollurit:

Nuk u deklaruan hiç prej Vetevendosjes se a kane ndonje verejtje per KPK-ne lidhur me rastin e arrestimit e paraburgimit te Berat Lahut. Dhendrrit te Liburn Aliut.

A eshte procedu mire si rast? A ka ndonje leshim?

Jo qe eshte e rendesishme, por si popull kemi qejf me lexu mendime te ndryshme ne kohe te lire.

Lajme të ngjashme