U arrestua në rastin Brezovica, VV suspendon nga partia Berat Lahun - NACIONALE

U arrestua në rastin Brezovica, VV suspendon nga partia Berat Lahun

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në mesin e shtatë personave të arrestuar në aksionin “Brezovia 6”, bën pjesë edhe Berat Lahu asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pasi Lahu tashme ndodhet në paraburgim, VV ka konfirmuar suspendimin e tij nga partia.

“Pretendimet lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje për rtv Dukagjinin.

Lajme të ngjashme